Nga Astrit Patozi/ Kur shuhet një gjeni, nocioni i kombësisë e humbet shumë kuptimin e vet klasik, pasi personazhi kthehet në referencë për gjithë planetin. Por nëse do ta trajtojmë nga ai këndvështrim, pas argjentinasve, më të pikëlluarit për ikjen e parakohshme të Maradonës, duhet të jenë shqiptarët.
Jo se kanë ndonjë lidhje gjaku me legjendën e papërsëritshme së futbollit, por se në vitet më të errëta të funddiktaturës, përmes magjisë së talentit të tij ata kanë gjetur një dritare të madhe lirie për të njohur dhe ëndërruar botën e ndaluar.