Ministrja e Arsimit, Evis Kushi së bashku me ministren për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali kanë inspektuar dy shkolla në Vorës.
Kushi shprehet më se e kënaqur që nxënësit e mësuesit nuk zhgënjejnë asnjëherë sa u përket respektimit të masave anti-COVID nëpër institucionet arsimore.
Ajo i falënderon ata për përkushtimin dhe rigorozitetin gjatë pandemisë.
STATUSI NGA EVIS KUSHI
Një vizitë e mirë sot në ? shkollën 9-vjeçare “Gjokaj” të Vorës mbi masat anti-COVID dhe procesin mësimor, ku ndër të tjera bashkë me kolegët Elisa Spiropali dhe Sadi Vorpsi shpërndamë tableta për #nxënësit e klasave kolektive. ✔
Gjithashtu, vizituam edhe shkollën e mesme “Vajdin Lamaj” në fshatin #Domje, një gjimnaz model, ku në fillim të këtij viti shkollor nxënësit kanë hyrë në ambiente tërësisht të rikonstruktuara dhe sipas standardeve më të mira europiane.
Jam e kënaqur që nxënësit dhe mësuesit nuk zhgënjejnë asnjëherë për sa u përket respektimit të masave anti-COVID në institucionet shkollore. Prandaj, i falenderoj të gjithë me zemër për përkushtimin dhe rigorozitetin në këtë kohë të pazakontë që po kalojmë.