Ato janë fruti tipik i stinës së vjeshtës: emri shkencor i tyre është “Castanea vulgaris”. Në realitet ato që hamë zakonisht janë fruti i gështenjës, në ndryshim nga ato që quhen “gështenja kali”, që janë në fakt farat dhe që nuk shiten. Ky frut i shenjtë përmban 200 kalori në çdo 100 gr e 370 nëse produkti është i thatë. Gjysma e frutit është e përbërë nga uji dhe përmban vitaminat C, B1, B2, PP, pak yndyrna, shumë fibra, që shërbejnë për të riekuilibruar florën bakteriale të zorrëve. Ja disa këshilla tipikisht vjeshtore për një ushqim BIO.

PËRFITIMET – E rëndësishme është prezenca e kaliumit, që forcon muskujt dhe gjendrat, përmban cilësi kundra të ftohtit dhe shërben në rast temperature të lartë dhe dhimbje reumatizmale. Përmban edhe fosfor, për të formuar qelizat nervore dhe për riparimin e indeve, sodë për të ndihmuar tretjen e ushqimeve, hekur për të përmirësuar qarkullimin e gja kut squfur për mirëqenien e kockave. Gështenjat nuk këshillohen për ata që vua jnë nga obeziteti, diabeti, koliti dhe patologji të lidhura me veshkat.

Rrit imunitetin, ky është fruti që nuk duhet ta ndani nga tryeza. RECETA: TALIATELE PYLLI – Përgatiten petat e makaronave me vezë, me miell bio dhe miell gështenjash; vendos në zierje 200 gramë gështenja me 100 gramë qumësht, 320 gramë kërpudha të prera në kubikë të vegjël, vaj, kripë, piper. Zieji taliatelet (makaronat), përzieji me kërpudhat dhe 200 gramë gështenja të zhytura në qumësht. Shto 80 gr djathë kaçkavall parmixhano dhe dekoroje me disa fleta dafinë e një gështenjë të butë të grirë sipër pjatës.

KËSHILLË E SHPEJTË – Për të çuditur të gjithë me një pjatë të parë vjeshtore, shoqëroni aromërat e thella të fshatit me atë tradicionale të kërpudhave. Mjafton të ziesh gështenjat për 30 minuta, t’i grish në frulator me qumësht dhe pana, kavërdis në një enë tjetër kërpudhat dhe bashkoji të dy produktet.