Real Madrid e ka dërguar në tre numrin e ndeshjeve pa fitore në La Liga, pasi në ‘Alfredo Di Stefano’ mbrëmjen e së shtunës është mposhtur nga Alaves me rezultatin 1-2. Edhe pse ‘galaktikët’ vinin pas një fitoreje frymzuese kundër Inter-it në Champions League, në kampionat e panë veten shumë shpejt në disavantazh. Kjo pasi Perez i ndëshkoi në minutën e 5 me një penallti.
Humbje e madhe ishte edhe dëmtimi i Hazard në fundin e pjesës së parë, ndërsa me fillimin e fraksionit të dytë të lojës Alaves kaloi në avantazh të dyfishtë fale edhe një gafe të portierit Courtis. Reali u përpoq të reagonte, por goli i Casemiros në minutën e 86 vlejti sa për statistikë.