Situata e rëndë në rajonin e Piemontes për shkak të mungesës së shtretërve për pacientët me Covid-19, shkruan Raphael Zanotti për gazetën italiane ”La Stampa”. ”Kjo situatë po bëhet edhe më e paqëndrueshme”, shton ai. ”Nuk ka më vend në spital, madje janë vendosur shtretër edhe në kishën San Luigi di Orbassano. Tani ndodhen 200 pacientë me Covid në spital, 15 në kujdes intensiv dhe kur gjithçka është në kapacitet të plotë, çdo zgjidhje është e mirëseardhur”, sipas mjekëve.

Aktualisht, 6 ventilatorë janë duke u testuar në spitalin Orbassano, por për momentin nuk është e qartë se ku do të vendosen. Nuk ka më një pavion të vetëm në spital që të jetë normal. Hipoteza për rekrutimin e personelit, një pikë e dhimbshme në këtë moment krize, është të kërkosh të gjithë pasuniversitarët, edhe nëse universiteti mendon se është e përshtatshme të përdoren vetëm ata nga viti i dytë e lart. Shumë pranime edhe në spitalin e Novarës, ku dje urgjenca ishte e mbyllur për më shumë se tre orë.