Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas ndarjes nga jeta të ikonës së humorit shqiptar Koço Devole. “Lamturmirë i shtrenjti Koço , u prehsh në paqe”, shkruan Rama.
Aktori fillimisht u negativizua nga Covid dhe doli nga spitali, por u desh të rikthehej me urgjencë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore sepse vuante edhe nga leucemia. Kur u shtrua për herë të dytë ai u fut menjëherë në intubim dhe pas disa ditësh në luftë për jetën, ai e ka humbur këtë betejë.