Edhe këtë vit me rastin e 76-vjetorit të Çlirimit, në Varrezat e Dëshmorëve në Tiranë, nuk kanë munguar dashamirësit e Enver Hoxhës dhe Partisë Komuniste.

Me foto të diktatorit Hoxha e pankarta në duar ku shkruhej “Lavdi shqiptarit të madh Enver Hoxha” dhe “Rroftë Partia Komuniste Shqiptare”, ata nderuan me grusht dhe vendosën kurora me lule te Varrezat e Dëshmorëve.