Në kohen sa ishte pjese e skuadrës së Barcelonës, Luis Suarez ishte miku me i mirë i Lionel Messit dhe së bashku me të ka kaluar shumë kohë edhe jashtë futbollit, duke u argëtuar së bashku me familjet e tyre
Suarez u transferua nga Barça te Atletico Madrid në afatin kalimtar të verës, ndërsa raporti në mes tyre ende qëndron i njëjtë.
“E vërteta është që ne flasim shumë, por të jem i sinqertë në flasim më shumë për jetën tonë sesa për futbollin”, tha Suarez.
“Hera e fundit ka qenë, ditëlindja e njërit prej fëmijëve të mi. Ne folëm për jetën, për virusin, për çdo gjë, por shumë pak rreth futbollit, për golat që na mungonin dhe taktikat. Ne më shumë brengosemi për familjen sesa për gjërat që ndodhin në futbolli”.
Suarez gjithashtu foli edhe për largimin e tij nga Barcelona.
“Unë isha i mërzitur dhe i lënduar për mënyrën sesi u largova, e kam thënë ketë. Por kur ata të mbyllin një derë, pesë dyer tjera do të hapen, kur të tjerët më vlerësojnë punën time, profesionalizmin, unë ndihem krenar”, shtoi ai.
Suarez do të takohet me ish-klubin e tij për herë të parë pas largimit, këtë vikend më 21 nëntor.