Eksperti i OKB-së, antropologu ligjor Jose Pablo Baraybar, me origjinë peruane që ka punuar në shumicën e skenave të kri meve të luf tës në Bosnje, Kroaci dhe Kosovë ka mundur të hyje dy herë në Shqipëri, duke u prezantuar si turist apo inxhinier rrugësh në shkurt të vitit 2004, për të vizituar “Shtepinë e verdhë”, në veri të vendit, e përmendur edhe në raportin e Dick Marty, për tr afik orga nesh. Në një intervistë për gazetën “Le Temp”, një nga më të rëndësishmet në Zvicër, ai tregonte ne vitin 2010 si mundi të vijë në Shqipëri dhe se kush ishte përkthyesi që e shoqëroi.

“Përkthyesi im quhej Lulëzim Basha. Ai punonte për Gjykatën Pen ale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë. Me pas u bë ministër i Punëve Publike në Shqipëri dhe e kam dëgjuar vitin e kaluar të thotë se kjo histori e org aneve ishte brockulla. Ndërkohë që unë e di që ai e di. Ai ishte me mua. Ai kishte dosjen”, tha ai.

Po përse iu desh të hiqej si turist apo inxhinier rrugësh? “Problemi më i madh ishte se UNMIK-u nuk kishte juridiksion mbi Shqipërinë. Ishte e pamundur të bëje një kërkesë zyrtare, prandaj për të ten tuar të verifikoja disa informacione të dosjes, kalova si turist me një makinë më se të zakonshme”, tha ai. Pak ditë më vonë, eksperi peuran në një intervistë për top channel ne vitin 2010, konfirmon se në Kukës duke kërkuar si turist bur gjet e UCK dhe va rrezat e supozuara të vik timave të UCK ishte së bashku me Lulzim Bashën.