Erling Haaland ka fituar “Golden Boy” për vitin 2020. Sulmuesi norvegjez i Borussia Dortmund triumfon fiton në çmimin e “Tuttosport”, ku João Felix dhe Matthijs De Ligt ishin fitues në dy vitet e shkuara. Ky është norvegjezi i parë që e fiton çmimin e lakmuar si më i miri nën 21 vjeç për lojtarët në një kampionat elitar kontinental. Në vend të kësaj, ai është lojtari i dytë në historinë e Borussia Dortmund që fiton, pas Mario Götze, i cili triumfoi më 2011.
Talenti i lindur në vitin 2000, dalë nga Salzburg, fitoi pas një beteje “kokë më kokë” me Ansu Fati dhe Alphonso Davies, me 302 pikë. Talenti i Barcelonës u ndal në kuotën e 239 pikëve, ndërsa kanadezi i Bayernit në 226 pikë. I katërti doli partneri i Haaland, Jadon Sancho, shumë më i shkëputur nga “podium”, me vetëm 80 pikë. Haaland do ta marrë çmimin në një event që do të mbahet në dhjetor në Torino. Asia Bragonzi, një lojtare e Verona dhe fituese e çmimit “Golden Girl”, gjithashtu do të shpërblehet.
Ja renditja përfundimtare e çmimit “Djali i Artë” për vitin 2020:
1. Erling Haaland (Borussia Dortmund), 302 pikë
2. Ansu Fati (Barcelona), 239 pikë
3. Alphonso Davies (Bayern Munich), 226 pikë