19 Nëntor, Tiranë- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, gjatë një komunikimi me median u ka bërë apel qytetarëve të zbatojnë me përpikëmri rregullat për frenimin e virusit SARSCOV2. Manastirliu tha se nga fillimi i pandemisë deri tani janë konfirmuar 29,837 raste dhe gjtihashtu deri më tani në strukturat Covid 1, 2 dhe 3, ka ende 15-20% të shtretërve të lirë. Ndërkohë Manastirliu ka shtuar se spitali COVID 4 është gati.
“Aktualisht kemi të konfirmuara me covid 29837 raste, duke prodhuar një incidencë prej fillimit të pandemisë. Kemi 1042 raste për 100 mijë banorë. Duke bërë një krahasim me rajonin kjo incidencë është më e ulët se incidenca mesatare e rajonit dhe Evropës. Situata në spitale në të tre strukturat e dedikuara për trajtimin covid kemi të zëna 420 shtretër, 15-20% e shtretërve janë të lirë në tre struktura, ndërkohë që Covid4 është gati në momentin që do të kemi një zënin e shtretërve”, tha Manastirliu Manastirliu nënvizoi se është shumë i rëndësishëm në këtë moment zbatimi i protokolleve të sigurisë dhe masave të rekomanduara nga ekspertët. “Nëse do të mbahej maskat në masën 95% të qytetarëve atëherë do të ishte shmangur mbyllja në Europë. Janë rregulla që në mënyrë universale janë vendosur në të gjithë Botën, aty ku nuk janë zbatuar rregullat virusi ka fituar territor. Ndaj të gjithë duhet të fitojnë teritorr ndaj kētij virusi duke zbatuar masat e thjeshta”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë ka bërë një përmbledhje të masave të marra që prej fillimit të epidmeisë duke theksuar se është punuar në bazë të 3 dokumenteve të përgatitura nga Komiteti Teknik i ekspertëve mbështetur edhe në ekspertizë ndërkombëtare. “Kemi ndërmarrë 13 masat përgjatë gjtihë kësaj periudhe 9 mujore. Në Mars me vendosjen e masave të izolimit, u kufizua përhapja e infeksionit falë masave që u morën shuëm shpejtë. Në Prill vendosëm një sërë lehtësimesh. Në 1 qershori hapja e madhe, më tej në 15 korrik maska e detyrueshme në ambientet e hapura. Në 20 korrik, mbyllen klubet e natës dhe diskotNë 21 gusht masat anticovid për strukturat arsimore. Në 14 shtator janë hapur shkollat ku janë vendosur të gjitha protokollet e sigurisë. Në 15 tetor kemi vendosur maskën me detyrim në cdo ambient. Në 11 nëtor janë kufizuar lëvizjet e qytetarevë dhe po ashtu baret restorantet kanë kufizuar aktivitetin e tyre dhe administrata ka vijuar punën nga shtëpia. Në dt 17 Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur ndalimin grumbullimeve me më shumë se 10 persona , ndalimin e mbledhjeve partiake dhe tubimeve, konferencave, ceremonive e festave, ceremonive martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë”, tha Manastirliu.