Eksperti i shëndetësisë Ilir Pecnikaj, publikoi mbrëmjen e së martës në emisionin “Opinion” disa fotografi të Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu gjatë një takimi në Qendrën Shëndetësore të Bathores. Pecnikaj vuri në dukje faktin, që pavarësisht se ndodheshin në një ambjent të mbyllur, ministrja nuk kishte repsektuar detyrimin për vendosjen e maskës.

“Është data 23 shtator. Në datë 10 shtator ka qenë detyrim për të gjithë njerëzit në ambjente të mbyllura që të kenë maska dhe shkolla ka filluar me detyrim të mbajtjes së masakve. Kjo është Ministrja e Shëndetësisë, datë 23 shtator. Në ambjente të mbyllura maska ka qenë detyrim më 10 shtator, para hapjes së shkollave. Dhe këtu jemi në ambjente të mbyllura. Në dy fotografi jemi në ambjente të mbyllura dhe kur ikën ministrja, mjeku vë maskë. Unë ju sfidoj, keni statusin e ministrisë”, tha Pecnikaj. Nisur nga kjo deklaratë publike, në një kërkim të shpejtë në rrjet, vërehet se fotot në fjalë nuk i përkasin datës 23 Shtator, por datës 3 mars 2020.Ato janë publikuar, jo vetëm në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, por edhe në rrjetet  sociale të Ministres Manastirliu dhe mbajnë datën 3 Mars 2020./Opinion.al