Tiranë, 11 Nëntor – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu gjatë një prezantimi për publikun të situatës shëndetësore në vend dhe investimev në shëndetësi tha se Shqipëria është vlerësuar nga raportet ndërkombëtare.

“3 raporte të rëndësishme ndërkombëtare kanë vlerësuar sismtein shëndetsor shqiptar në vitet e fundit. “The Lacnet” ka vlerësuar sistemin shëndetësor shqiptar me 70 pikë duke kryesuar vendet e rajonit për efektshmërinë e trajtimit mjekësor. Blomberg’s Global Health Index ka rënditur Shqipërinë në 50 vendet me popullatën më të shëndetshme në botë. Global Health Security Index rëndit Shqipërinë në vendin e 39 ndër 195 vende për përgatitjet e përballimit të pandemisë” tha Manastirliu. Gjatë fjalës saj Manastirliu tha se që nga vitit 2013, buxheti i shëndetësisë është rritur me 55.36 %, duke shtuar se përmes investimeve në shëndetësi janë shtuar më shumë shërbime për qytetarët.