Në takimin e përjavshëm me gazetarët, për të diskutuar mbi ekonominë, Kryeministri Rama së bashku me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj dhe ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu folën për gjendjen e shëndetësisë dhe përballimin e pandemisë së Covid-19.

“Më lejoni të ndaj me publikun ndjenjën e neverisë dhe të përbuzjes për shefat e të ashtuquajturës opozitë, që janë cakërdisur deri në pikën ku shpresat e tyre të lodhura për pu shtet i kanë mbështetur të gjitha tek ëndrra e një kat as t rofe shëndetësore. Faktikisht janë bërë zëdhënës të pa nikut, zëdhënës të corodisë psikologjike dhe zëdhënës të një pesimizmi krejtësisht të fabrikuar për të krijuar sa më shumë dëshpërim në popull, përmes gënjeshtrash, sajesash, një propagande të shfrenuar, që dëmton seriozisht moralin e mjekëve, infermierëve, ekspertëve, që me shumë profesionalizëm e përkushtim po udhëheqin në këtë frontë. Është e pajustifikueshme me asgjë, që sot t’u thuhet në mënyrë të përditshme njerëzve se spitalet janë në kolaps, cka nuk është e vërtetë, që njerëzit dergjen në dysheme, cka nuk është e vërtetë. Nuk është e vërtetë që qeveria po vj edh. Është absurde, se për fat të keq, por edhe për fat të mirë, fakti është se numrat po rriten kudo. Po vjedh Kancelarja dhe qeveria gjermane, kryeministri britanik, presidenti francez? Është një absurd, që fatkeqësisht nuk vjen nga paditura, por nga qëllimi ogurzi për të nxitur panik, për të mbjellë cdo ditë dëshpërim dhe për të armiqësuar njerëzit me qeverinë. Shumë e dukshme, shumë vul gare, shumë e dën ues hme si strategji politike për pushtet, për një pushtet që nuk kanë shans ta rimarrin, pasi e kishin dhe e shpërdoruan”

Sa i përket buxhetit për shëndetësinë, Rama deklaroi se shpërblime me bonuset prej 1000 euro dhe 500 euro për stafet në vijën e parë të luf tës nga të cilat përfituan 550 mjekë, 1.130 infermierë, 134 epidemiologë dhe 754 staf mbështetës do të vazhdojnë të jepen përgjatë të gjithë situatës. “Në buxhetin e ardhshëm parashikojmë 55.3 mld ose 9.4% të buxhetit për shëndetësinë në vitin e ardhshëm. Është financimi më i madh për shëndetësinë në 30 vite. Merrini shifrat dhe verifikojini. Pjesë e këtij buxheti është rritja e pagave” shtoi Rama. Kryeministri Edi Rama premtoi një tjetër paketë ndihme për të sëmurët dhe familjet në nevojë, për të lehtësuar situatën e rënduar të krijuar nga pandemia e koronavirusit duke shtuar se paketa do të jetë gati shumë shpejt dhe do të sigurojë barnat esenciale për të sëmurët, si dhe do të ketë një shtesë të konsiderueshme ndihme për shtresat në nevojë.