Manchester United ka humbur në ndeshjen e tretë të Ligës së Kampionëve në Stamboll kundër ekipit të Basaksehir. Skuadra e Solskjaer kështu ka pësuar humbjen e parë në Ligën e Kampionëve pasi mundi Paris Saint-Germain dhe Leipzig Manchester United pati një fillim përfekt në Ligën e Kampionëve por këtë nuk arriti që tra mbaj edhe në ndeshjen e tretë me radhë.

Skuadra angleze nuk funksionoi sonte ashtu siç e ishte paraparë dhe qysh në fillim të ndeshjes u pa se çalonte shumë në mbrojtje,. Demba Ba shënoi gol në minutën e 13-të me anë të një kundër su lmi të cilin e nisi Edin Visca.

Visca do të shënonte edhe vet gol në minutën e 40, gol që doli të jetë i fitores për skuadrën turke. Martial do ta shënonte golin e vetëm për Manchester United në minutën e 43-të. Në pjesën e dytë, United tentoi të shënonte por pa rezultatet derisa pati prapë shumë gabime në mbrojtje të skuadrës angleze. Këto janë pikët e para të kampionit turk, që konsiderohet si ekip i Presidentit të Turqisë, Erdogan. United mbetet në vendin e parë në grupin H, ku përcillet nga Paris Saint-Germain që sonte luan kundër Leipzigut si mysafirë.