Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka hapur sot spitalin COVID-4 i cili do të jetë me një staf mjekësor që do u shërbejë vetëm pacientëve me COVID-19. COVID-4 ka pritur mbrëmjen e sotme pacientët e parë me koronavirus, të cilët vijnë nga spitalet COVID-1 dhe COVID-3. Gjithashtu stafi mjekësor që do punojë në këtë spital është i trajnuar.

STATUSI NGA OGERTA MANASTIRLIU Ministrja Ogerta Manastirliu në spitalin COVID4, me stafin mjekësor që nga sot do të shërbejë në strukturën e re të dedikuar për pacientët me #covid19, si pjesë e planit tonë të menduar që në krye të herës, për të përballuar situatën e vjeshtë-dimrit. #Forca ekipit të shëndetësisë në këtë sfidë aspak të lehtë Me përkushtimin e stafeve mjekësore, me durim e solidaritet do ta fitojmë bashkë këtë luftë me Armikun e Padukshëm.