Mbrojtësi shqiptar, Marash Kumbulla ka mposhtur COVID-19 dhe tashmë është shëruar plotësisht për t’u rikthyer në fushën e lojës. Talenti i Romës pati një sfidë të lehtë me COVID-19 pasi ishte asimptomatik dhe nuk pati shenja apo nevojë për trajtim.
Pavarësisht kësaj, ai humbi disa ndeshje si me Romën ashtu dhe me Shqipërinë, por tashmë Kumbulla duhet të vijojë rrugëtimin fantastik që ka nisur me kryeqytetasit italianë pasi përveç performancave fantastike ka shënuar dhe gola, edhe pse është një qendër mbrojtës. Në Instagram, Kumbulla kujton golin e tij ndaj Milanit dhe një paralajmëron ”Kohë për t’u kthyer”.