Qarku i Dibrës dhe i Gjirokastrës do të kenë një mandat më pak në Kuvendin e Shqipërisë. Bazuar në të dhënat e Gjendjes Civile, këto dy qarqe kanë pësuar tkurrje të popullsisë dhe për pasojë, dy mandatet që do t’i hiqen do t’i kalojnë Qarkut të Tiranës, qarku më i madh në vend. Kështu, në zgjedhjet e 25 prillit, Tirana dhe rrethinat e saj do të nxjerrin 36 mandate deputetësh në Parlamentin e Shqipërisë, ndërsa Dibra dhe Gjirokastra, përkatësisht pesë dhe katër mandate.

Ndarja e mandateve sipas qarqeve: Qarku Berat – 7 (shtatë) mandate Qarku Dibër – 5 (pesë) mandate Qarku Durrës – 14 (katërmbëdhjetë) mandate Qarku Elbasan – 14 (katërmbëdhjetë) mandate Qarku Fier – 16 (gjashtëmbëdhjetë) mandate Qarku Gjirokastër – 4 (katër) mandate Qarku Korçë – 11 (njëmbëdhjetë) mandate Qarku Kukës – 3 (tre) mandate Qarku Lezhë – 7 (shtatë) mandate Qarku Shkodër – 11 (njëmbëdhjetë) mandate Qarku Tiranë – 36 (tridhjetegjashtë) mandate Qarku Vlorë – 12 (dymbëdhjetë) mandate Vendimi ka hyrë në fuqi menjëherë, ndërsa kundër mund të bëhet ankim në Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë, brenda 5 ditëve nga shpallja e tij.