Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka njoftuar sot për mbylljen e pikës Doganore të Kapshticës teksa sqaron se ky vendim nga shteti grek ka ardhur pas numrit të lartë të rasteve me COVID-19. Doganat deklarojnë se PKK Kristalopigi do të jetë e mbyllur deri më 4 dhjetor, ora 23:59 dhe se do të jenë në komunikim të vazhdueshëm për të informuar publikun dhe biznesin.
“Numri i lartë i rasteve me covid 19, në shtetin fqinj Greqi ka çuar ne mbylljen nga ana e palës greke te Doganës së Kristalopigi. Nisur nga njoftimi zyrtar i Autoriteteve te Policise Greke ne PKK Kristalopigi, që prej datës 20.11.2020 ora 06:00 deri në datën 04.12.2020 ora 23:59, Pika e Kalimit Kristalopigi do të jetë totalisht e mbyllur për këmbësorët, automjete, autobusët dhe kamionët, si ne hyrje ashtu dhe në dalje të Greqisë. Dogana Shqiptare do të jetë në komunikim të vazhdueshëm për të informuar publikun dhe biznesin”, bëjnë me dije Doganat.