Dashi Duhet të ndodh një ngjarje që do ju zgjoj sot nga përgjumja dhe nga ndikimi i rreme ku ju kanë futur duke ju përdorur. Do shifni më realisht nëse dini të zgjoheni nga ndikimet djallezore

Demi Në dashuri sot do jeni me të qarte dhe do pranoni më mirë dikë që është konkret sesa dikë që duket e zhduket dhe bënë lojën përfytyrimve

Binjaket Realiteti vjen dhe ju zgjon duke ju treguar se keni rënë preh e një mashtrimi apo një ëndrre që ju ka nxjerrë nga realiteti. Sot fillon çlirimi juaj psikologjik

Gaforrja Ëndrrat për një të ardhme të ndritshme duhet të kalojnë nëpërmjet disa rrugëve që praktikisht duhet ti kaloni me sukses dhe me zotësi. Një pengëse ju kthen me këmbë në tokë

Luani Ajo që prisnit nga një bashkëpunim apo nga një marrëveshje sot do rezultoj një dështim dhe një pritje e kotë në kohë dhe në energji. Shikoni më mirë mundësite tuaja praktike

Virgjeresha Çdo kështjelle e ndërtuar prej jush sado e fortë dhe e vërtetë nuk do kishte vlere nëse në të nuk do kishte asnjeri brenda dhe nuk do ta kishit me kë ta ndanit. Kujdes në ndarjet që do krijoni me te tjerët

Peshorja Brenda jush do jeni më të arsyeshëm dhe më konkret por realiteti do ju zhgënjej me pamjet e veta jo të vërteta apo ofertat e gënjeshtra në punë e jetë personale

Akrepi Ditë e vështirë kjo e sotmja në dashuri pasi gjithë mashtrimi sentimental do ju derdhet i gjithi përball por ka një shpëtim ti ndryshoni rrugën e zemërimit

Shigjetari Sot do merreni me një punë pak me të vështirë dhe do pranoni se jo çdo mbyllje në ambjentin tuaj mund të jetë shpëtim nga e keqja por mund të bëhet edhe mbytje në tentative shpëtimi

Bricjapi Ka ardh koha të largoni apo deklasoni miqtë e rremë apo ata që ju kanë mbajtur me premtime dhe të vazhdoni projektet tuaja në rrugë të hapur

Ujori Një dëshirë për të rritur të ardhurat apo për ti parë ato me shumë se sa duhet do ju lodhi por konkretisht do bazoheni në lajmet e burimve të dukshme

Peshqit Kjo ditë përveç zhgënjimit do ju çliroj nga mundësia për tu bërë pjese e një bashkëpunimi që do ju zhyste me shumë në problem. Një propozim konkret pune apo personal do ju shpëtoj