Mëngjesin e sotëm pas një l u fte 18 ditore me virusin e padukshëm Covid-19, aktori i humorit Koço Devole ndërroi jetë. Ajo çka duket se e rëndoi gjendjen e tij shëndetësore ishte edhe fakti se i ndjeri vu ante nga leucemia.

Një nga infermierit e spitalit Infektiv, Korab Gjana ka treguar momentet e fundit të aktorit të humorit. Përmes një postimë në rrjetet sociale ai shkuan se si cdo mëmegjes edhe sot kishte shkuar për ta parë dhe e kishte pyetur si ndihej. Infermieri tregoi bisedën e fundit me Devolen i cili është shprehur se virusi po i merr shpirtin.

“Momentet e fundit me Koco Devole. Në mëngjes kur po shikoja me nxitim te sëmuret me radhë… Kur mbërrij tek dhoma e shtrimit te Koços… he mo Koco si je sot? Ahh mor Korab si te jem me përgjigjet. Cfarë dreq virusi paska qenë ky qe po ma merr shpirtin…Njeriu qe do i mungoj cdokujt! Ky virus ste kurseu as ty”, shkruan Gjana në rrjetet sociale.

Koço Devole u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare pasi ishte infektuar me Covid-19./balkanweb