Ambasadorja Yuri Kim, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka uruar deputetin Mimi Kodheli për zgjedhjen si Zëvendës Presidente në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

“Urime Mimi Kodheli për emërimin si Zëvendës Presidenti i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, shqiptari i parë që mban këtë post të rëndësishëm. Ne shpresojmë ta shohim atë duke punuar me Presidentin e Asamblesë Parlamentare Gerry Connolly, për të forcuar NATO-n!” shkruan Kim në Twitter.

Mimi Kodheli u zgjodh dje unanimisht si zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, duke u bërë kështu e para shqiptare që zgjidhet në një pozicion të tillë të një organizate ndërkombëtare.