Toni Nadal beson se Leo Messi do të vazhdojë ta veshë fanellën e Barcelonës. Nëse Victor Font fiton zgjedhjet për president të Barcelonë, që për krah të djathtë ka Toni Nadalin, atëherë prioritet do të jetë lumturia e Messit. Ai nuk ka asnjë dyshim që me ta në krye të Barcelonës, 33-vjeçari do të qëndrojë për të fituar edhe më shumë trofe si individual, ashtu edhe ekipor.
Leo Deshi të largohet gjatë verës, por nuk e lejoi Josep Maria Bartomeu, që disa muaj më pas dha dorëheqje nga posti i presidentit të Barçës. I pyetur për mundësinë për ta bindur Messin që të rinovojë, ai tha: “Nuk e di nëse e shoh veten të aftë, por do të provoja me siguri”. “Shpresoj që do të më japin mundësinë të provoj. Do të doja ta shoh atë duke fituar një tjetër Champions League me ne, duke fituar Topin e Artë dhe do të doja që ai të na ndihmoi në projektin tonë të mrekullueshëm”.
“Messi ka qenë më i miri në botë për shumë vite dhe besoj se ai ka ende për t’i dhënë gjëra të mira këtij klubi”. Klauzola 700 milionë euro e ndali Leon në Camp Nou, por në verën e vitit 2021 asgjë më s’do ta ndalojë, zyrtarisht në qershor do t’i skadojë kontrata me Barcelonën.