Në epokën e rrjeteve sociale mjafton pak për të shkaktuar polemika, por edhe ndonjë ngacmim. Një statistikë e publikuar nga ESPN në Twitter dhe Instagram, ka bërë që Barcelona të ekzaltojë aftësitë e numrit 10 të saj: Lionel Messi. Njëkohësisht, “të tallet” me rivalët. Mbi të gjitha, Juventus dhe Real Madrid.

Një grafik i publikuar nga ESPN ka treguar se si në dhjetë vitet e fundit, duke marrë parasysh pesë kampionatet më të rëndësishëm të Europës, Leo Messi ka shënuar plot 33 gola me godi tje dën imi. Askush nuk ka bërë më mirë se ai, as edhe një ekip i tërë nuk ka arritur ta mposhtë.

Në renditjen e ESPN, në fakt, Juventus pozicionohet në vendin e dytë me 31 gola me god itje dë nimi. Real Madrid është i treti me “vetëm” 26. “Ratioed by Messi”, ka shkruar në Twitter klubi blaugrana duke shkaktuar reagime nga shumë tifozë, jo vetëm ata katalanas, por edhe ato rivalë që nuk e kanë marrë shumë mirë…