Tjetër ndeshje, tjetër fitore – Milani s’di të ndalet. Të besuarit e Piolit e kanë mposhtur 2-0 Fiorentinën në San Siro. Pa Zlatan Ibrahimovicin, por s’ka rëndësi, ky Milan është fitues. Stefano Pioli ka krijuar një ekip fitues, pasi në xhiron e nëntë në Serie A, ka rrëmbyer sërish tri pikë,.

Milani e mposhti 2-0 në San Siro Fiorentinën me golat Alessio Romagnoli dhe Franck Kessie. Pas kësaj fitore, Milan ka shkuar në kuotën e 23 pikëve, pesë më shumë se ndjekësi më i afërt, Interi dhe gjashtë më shumë se Juventusi.