Infermierja Boshke Prendi e prekur nga COVID-19 në fillimet e pandemisë në vendin tonë. Ajo sjell historinë e saj duke përcjellë mesazhin e punës hetorike që po bëjne personelet mjekësore në spitalet tona. Prendi u shtrua me me urgjencë në Spitalin Infektiv, ku falë ndërhyrjes së bluzëve të bardha ajo arriti të rekuperoj brenda 9 ditëve. Infermierja Prendi ka një falenderim të veçantë për doktoreshë Ejsi Dukën.

“Unë quhem Boshke Prendi, në qendrën shëndetësore Lezhë. Kam kontribut prej 10 vitesh pune këtu. Punoj infermiere për mjekun pediatër. Jam diagnostifikuar me COVID-19 me datën 23 mars dhe u nisa me urgjencë në Spitalin Infektiv të Tiranës. Kam gjetur atje mjeke Ejsi Dukën e cila është heroinë për punën që më ka shërbyer jo vetëm mua, por të gjithëve. Mua 50 vjeçe, ashtu dhe një 84 vjeçareje por edhe për të gjithë që ishim të shtruar”,- tha ajo.

“Ditën e parë që kam mbërritur atje, isha me parametrat e oksigjenit shumë shumë poshtë normës, në të 9 ditë u normalizova, Janë heronj, duke nisur nga drejtuesja Najada Çomo, Mira, tre herë në ditë më vizitonin. Kalova një gjendje ankthi, por e largova këtë ankth me punën e shërbimit. Se them për reklamë, dhe i bëj të gjithëve thirrjeve, mos vononi, diagnostikohu dhe mjekohu. Ashtu si më shpëtoi doktorresha që më mori në patronazh, dua dhe unë t’iu shërbej pacientëve me shumë dashuri, vullnet dhe me shërbim mjekësor të paparë”,- tha Duka.