Milani është lider i tabelës në Serie A dhe skuadra më në formë në Evropë me një mesatare më të mirë se Bayern Munich dhe Tottenham të cilët kryesojnë ligat e tyre. Rossonerët fituan 2:0 në “San Siro” kundër Fiorentinës të dielën dhe janë me një epërsi prej pesë pikësh ndaj skuadrave si Interi dhe Sassuolo të vendit të dytë.
Skuadra e Stefano Piolit ka 23 pikë pas nëntë ndeshjeve, askush në Evropë nuk ka një rekord më të mirë deri më tani. Mesatarja e pikëve e skuadrës së Milanit është 2,5 ndërsa Bayerni ka mesatare 2,4 dhe Tottenham 2,1. Së bashku me Atletico Madridin dhe Juventusin janë skuadrat e vetme të pamposhtura në pesë ligat më të mira të Evropës.
Kuqezinjtë shënuan 21 gola në nëntë ndeshjet e para të sezonit në Serie A. Milani kishte rezultate me të mirë vetëm në sezonin 2002/03 kur arritën 23 gola. Ata pësuan vetëm tetë gola në nëntë ndeshje të Serisë A, dy më shumë se në sezonin 2008/09 kur pranuan shtatë. “Unë shoh një pjesë tjetër të vogël në enigmën e madhe që kemi filluar disa kohë më parë”, deklaroi ndihmës-trajneri i Milanit, Daniele Bonera, i cili po e zëvendëson trajnerin Pioli, që është prekur me COVID-19.