Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi një takim me një prej përfaqësuesve politik të Luginës së Preshevës, Shaip Kamberi.
Në takim u diskutua domosdoshmëria e ndërmarrjes së disa veprimeve për rritjen e ndjeshmërisë ndërkombëtare për procesin e fshirjes së adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Gjithashtu, gjatë takimit të zhvilluar, bashkëbiseduesit shprehën shqetësimin e thellë për një numër procesesh gjyqësore ndaj shqiptarëve, vetëm e vetëm për shkak të përdorimit të hapur të simboleve kombëtare.