Vala e dytë e koronavirusit ka sjellë një shtim rekord të rasteve të reja, por fatkeqësisht edhe të vik timave. Ministri gjerman i Shëndetësisë Jens Spann i tha sot transmetuesit shtetëror RBB se ai priste që kufizimet e vendosura për të ndaluar përhapjen e pandemisë të vazhdonin gjatë gjithë dimrit.
Ai shtoi se nuk besonte se jeta do të kthehej në normalitet në dhjetor ose janar, edhe nëse numri i rasteve zvogëlohet. Si shumë vende të tjera edhe Gjermania po përballet me një shtim të rasteve, ndërsa po aplikohet bllo kimi i pjesshëm që prej 4 nëntorit.