Ministri Lleshaj përmes një statusi në Facebook njoftoi se kishte qenë sot në Prishtinë, ku u takua me ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, z. Agim Veliu, me të cilin tha se diskutoi për një sërë çështjesh të rëndësishme.

STATUSI I PLOTE Sot në Prishtinë pata një takim zyrtar me Ministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, z. Agim Veliu dhe delegacionin që e shoqëronte. Dakordësuam se bashkëpunimi në fushën e sigurisë është i një rëndësie të veçantë, por edhe kusht i ndërtimit të marrëdhënieve në fushat e tjera të interesit të përbashkët.

Lufta kundër terrorizmit dhe parandalimit të ekstremizmit të dh uns hëm, kundër migracionit il eg al, traf iki mit të qenieve njerëzore, l fta kundër tr af ikimit të na rkot ikëve, k rim it të organizuar, por edhe siguria publike në përgjithësi janë fushat ku punohet për të thelluar bashkëpunimin policor. Gjatë takimit u diskutuan çështje të forcimit të marrëdhënieve në fushën e rendit dhe sigurisë publike. Gjithashtu folëm mbi zbatimin e protokollit për oficerët e kontaktit, si dhe ecurinë e zbatueshmërisë së Pikave të Kalimit Kufitar mes dy vendeve. Me homologun e Kosovës ramë dakord që të ngrihen grupe të përbashkëta pune me qëllim koordinimin më të mirë të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara dhe bashkëpunimit policor.