Ministri Lleshaj ndodhej ditën e sotme në Kosova dhe ka zhvilluar një takim me kryeministrin Hoti, gjatë të cilit diskutuan për bashkëpunimin në fushën e sigurisë publike, lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes së lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës, angazhimin e përbashkët të Policive përkatëse kundër migracionit të paligjshëm dhe trafikimit të qenieve njerëzore si dhe për masa të shtuara kundër rad ika izmit, ek stremi zmit të dhunshëm dhe te rro riz mit. “Temë tjetër e rëndësishme e bisedës ishte dhe organizimi së shpejti i Kongresit të Autoriteteve Vendore”, shkruan më tej Lleshaj, duke shtuar se vizita në Kosovë ishte një mundësi e mirë për të dhënë një shtysë të re në bashkëpunimin dypalësh.

Ministri Lleshaj ne facebook:

Në Prishtinë zhvillova një takim shumë të mirë pune me Kryeministrin Hoti, gjatë të cilit diskutuam për bashkëpunimin në fushën e sigurisë publike, lehtësimin e mëtejshëm të lëvizjes së lirë mes Shqipërisë dhe Kosovës, angazhimin e përbashkët të Policive përkatëse kundër migracionit të pa ligjshëm dhe tra fik imit të qenieve njerëzore si dhe për masa të shtuara kundër ra dika lizmit, ek stre mizmit të dh unsh ëm dhe te rr orizm it.

Temë tjetër e rëndësishme e bisedës ishte dhe organizimi së shpejti i Kongresit të Autoriteteve Vendore.

Vizita në Kosovë ishte një mundësi e mirë për të dhënë një shtysë të re në bashkëpunimin dypalësh, i cili vijon të thellohet më tej, në frymën e vendimeve të marra së fundmi në mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë me Qeverinë e Republikës së Kosovës ????