Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, deklaroi se situata pandemike ne vend është kritike.

“Gjatë gjithë këtyre muajve jemi në funksion të kufizimit të përhapjes së infeksionit. Qytetarët kanë një rol kryesor në këtë pandemi që në këtë luf të ta dalim të fituar. Krahasuar me një muaj më parë kemi dyfishim të rasteve pozitive”, Manastirliu.

Manastirliu theksoi se deri më tani rezultojnë 265 vatra aktive në vend. “31.6 është mesatarja e vendeve të rajonit për fatalitetet. Vihet re një rritje e numrit të vatrave të infektive. 265 vatra aktive në Shqipëri, 67% prej tyre rezultojnë të jenë vatra familjare. Dua të vë theksin në rëndësinë që ka roli i çdo qytetari. Në momentin që je i dyshuar, ke qene pjesë e kontakteve të një personi që ka rezultuar pozitiv duhet të bëhet menjëherë izolimi. Izolimi dhe karantinimi nuk ka ndryshuar. Mund të kenë ndryshuar shumë mënyra se si ka vijuar zhvillimi i ndjekjes së situatës, por ajo çfarë nuk ka ndryshuar është nevoja për të vijuar izolimi 14 ditor , në momentin që je i dyshuar”, u shpreh më tej Manastirliu.