Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Socaile Ogerta Manastirliu, në një komunikim me median ka deklaruar se në muajin Dhjetor në vendin tonë do të filloj aplikimi i testimit të shpejtë duke forcuar keshtu kapacitetet aktuale.

“Ne po vazhdojmë të fuqizojmë kapacitetet tona në gjithë sistemin shëndetësor duke filluar nga përmirësimi i testimit dhe gjurmimit, dhe përfshirja e testeve të shpejta brenda dhjetorit do të bëjë të mundur kufizimin e mëtejshëm të përhapjes së virusit”, tha Manastirliu.