Pavarsisht situatës së rëndë me pandeminë dhe punën e stërmundimshme që mjekë dhe infermierë po bëjnë pë përballimin e Covid 19, nuk i ka penguar këta të fundit që ditën e sotme të ngrenë flamurin tonë kombëtar.

Me rastin e 28 nëntorit ata kanë ngritur flamurin në spitalin infektiv. Fotot i ka postur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila shkruan në facebook teksa poston pamjet: “#KRENARI”

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/posts/1109303806192335