Minstrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka publikuar në facebook pikat kryesore të buxhetit 2021 i cili u miratua ditën e sotme dhe e ka cilësuar si buxhetin e krizave të rënda të kthyera në mundësi të mëdha. “Është projekti më i madh social ideuar dhe buxhetuar në Shqipëri në 30 vite. Në buxhetin e miratuar sot parashikohen 28 miliardë lekë për përballimin e procesit të rindërtimit nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.”-shkruan Spiropali.

Postimi i plotë:

Buxheti 2021 që u miratua sot në Kuvend me 84 vota pro ✅ është buxheti i krizave të rënda të kthyera në mundësi të mëdha. Ky është buxheti i ekonomisë familjare. Ky është buxheti i drejtësisë sociale. Ky është buxheti i rimëkëmbjes. RINDËRTIMI ?️ është projekti më i madh social ideuar dhe buxhetuar në Shqipëri në 30 vite. Në buxhetin e miratuar sot parashikohen 28 miliardë lekë për përballimin e procesit të rindërtimit nga tërmeti i 26 Nëntorit 2019.

Buxheti i rindërtimit do të mundësojë: 3,470 banesa individuale; 4,646 banesa kolektive; 145 objekte arsimore. ✅Miratuam pagesën e vaksinës dhe pagesën e paketës së ilaçeve për kurimin nga COVID-19 me rimbursimin e një fondi prej 1.2 mld lekë që do t’i shtohen buxhetit të shtetit për të rimbursuar çdo qytetar. ?‍⚕?‍? Rriten pagat punonjësve në dy sektorë prioritarë, shëndetësia dhe arsimi. ✅ 8 miliardë lekë në total për rritjen e pagës me 40% për bluzat e bardha dhe 15% për mësuesit.

Ky është buxheti i taksave 0⃣ për biznesin e vogël. ✅ Rreth 30 mijë bizneseve të vogla familjare u zerohet tatim-fitimi. ✅ Rreth 32 mijë bzinese dalin nga skema e TVSH. ✅ 2.5 miliardë lekë për rritjen e pagesës së papunësisë, që kjo shtresë në nevojë të mund të përballojë këtë kohë të vështirë. ✅ Familjet me ndihmë ekonomike do të përfitojnë me këtë buxhet social dyfishin e të ardhurave. ✅Prioritet absolut është vendosur rritja e buxhetit për bujqësinë, 950 mln lekë për skemën e rimbursimit të naftës. 300 mijë fermerë përfitojnë në ekonominë e tyre familjare nga ky buxhet.

⚖️ Reforma në drejtësi do të marrë një mbështetje të konsiderueshme buxhetore. Buxheti 2021 është një instrument kyç që mundëson një rikthim në shtegun normal të rritjes së qëndrueshme ekonomike, si dhe ofron një mirëqënie më të lartë ekonomike dhe sociale për qytetarët shqiptarë anembanë vendit!