Të gjithë mjekët që po përballen me pandeminë kanë dalë në një deklaratë publike pas akuzave dhe deklaratave të kreut të PD Lulzim Basha se po fshihet numri i vërtetë i vde kjeve nga covid në vend. Mjekët në mënyrë kategorike i mohojnë keto deklarata të Bashës dhe i cilësojnë goditje ndaj punës së tyre.

“Shprehim publikisht habinë për deklaratën e Bashës dje në një emision televiziv. Goditje e akuza të përpjekjeve tona gjithë këto muaj.

Përballë akuzash të tilla e shohim të domosdoshme të informojmë publikun se, nuk është kurrësesi e vërtetë që janë fshehur vde kje nga covid, është praktikisht e pamundur, pasi çdo pacient që ndërron jetë përcillet për në morg bashkë me kartelën shoqëruese që përmban dhe arsyen e vdekjes , e cila është firmosur dhe vulosur m e përgjegjësi profesionale dhe ligjore nga mjeku që e ka trajtuar deri në momentin e fundit”, thotë mjekja Najada Çomo.