Një moment prekës ka rënë në sy sot gjatë takimit të Drejtorit të Përgjithshëm të OBSH për Evropën, Z. Hans Kluge dhe Ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, me mjekët që kryejnë shërbimin pranë Spitalit Infektiv.
Në një moment, teksa Kluge po fliste me disa fjalë vlerësimi të lartë për sakrificën që mjekët dhe infermierët janë duke bërë gjatë gjithë këtyre muajve të pandemisë, njëra prej tyre është parë të përlotet, e prekur nga ky moment vlerësimi.
Ministrja e Shëndetësië dhe Shefja e Shërbimit Infektiv, janë parë të afrojnë dhe t’i japin kurajë mjekes, e cila në një moment të tillë nuk ka arritur t’i mbajë lotët.
Eshtë vërtetë e jashtëzakonshme sakrifica e këtyre mjekëve dhe infermierëve, ashtu sikurse dhe presioni nën të cilin gjenden gjatë këtyre ditëve të vështira.