Bashkë me virusin e covid 19 në popullatë ka shumë viroza dhe ndoshta edhe virusi i gripit por ende nuk është izoluar në laboratorin e ISHP. Por me t’u shfaqur simptomat e para qytetarët i kap paniku dhe nisin menjëherë mjekim edhe pa u vizituar tek mjeku nga fr ika se mos kanë rënë në kontakt me Sars cov 2.

“Simptomat janë lehtësisht të ngatërrueshme pasi ka këputje, temperaturë, kollë, të përziera diarre tek të dyja” Ajo çfarë është më shqetësuese, nga fr ika, qytetarët sapo ndiejnë shenja edhe pa i konfirmuar ato nëse janë Covid kanë filluar të shpërndajnë recetat e mjekimit tek njeri tjetri duke i nisur antibiotiket pa konsultën e mjekut.

Por në fakt kjo vështirëson gjendjen e tyre shëndetësor pasi antibiotiket të cilët luf tojnë bakteriet ulin imunitetin në organizëm dhe nëse je prekur nga covid i cili e ul më shume imunitetin përkeqëson gjendjen shëndetësore. Ndaj mjeku Mandri ka një sugjerim për të gjithë. Organizata botërore shëndetësisë ka paralajmëruar tanimë se na presin disa muaj të vështirë për shkak edhe të dimrit që po troket. Ndaj vëmendje tek masat që na mbajnë larg virusit distancë higjienë dhe maskë.