Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë territorin. Edhe nesër pritet të mos ketë ndryshime të motit. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 01°C në 11°C, në zonat e ulëta nga 07ºC në 19°C dhe në zonat bregdetare nga 10°C në 21°C.

Era do të fryejë në drejtim Veriut ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë i ulët.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot me diell. Temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 02°C deri në 12°C dhe në zonat e ulëta nga 04°C në 15°C.