Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama në lidhje me pranimin e dialogut nga ana e naftëtarëve, vjen një reagim nga këta të fundit. Një prej grevisteve të urisë pohoi se shpreon që Rama mos t’i zhgënjejë dhe të mbajë premtimet.

Ajo tha se tashmë ato nuk mundet të qëndrojnë në grevë, për shkak se gjendja e tyre shëndetësore është vështirësuar.

“Do i luteshim zotit kryeministër mos të zhgënjejë. Jam e zhgënjyer. Mos të na nxjerr të zhgënjyera nga kjo derë. S’kemi më mundësi të durojmë këto vuajtje, s’kemi zgjidhje tjetër. Jemi të detyruara. Nuk jemi mirë nga shëndeti, s’po e përballojmë më. Mos na zhgënjeni.”, tha grevistja.