Napoli njoftoi në uebsajtin e vet zyrtar se skuadra do të luajë me një fanellë të veçantë, të dizajnuar nga Kappa, për ta nderuar numrin 10 legjendar, i cili vdiq të mërkurën. “Para një viti, bashkë me Kappa, menduam ta dizajnonim një fanellë të veçantë e cila i bën jehonë Diego Maradonës, Argjentinës së tij të dashur dhe lidhjes së tij të ngushtë me popullin e Napolit”, thuhet në uebsajtin e Napolit.

“Ne shpresonim se Diego do të ishte në gjendje ta shihte atë, e mbase edhe ta vishte atë dhe ta ndante me ne ngazëllimin tonë”.