Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, ka ndarë në faqen e saj në facebook lajmin e mirë për një ndërhyrje të vështirë të realizuar nga Shërbimi Urologjisë në QSUT. Manastirliu shkruan se kjo ndërhyrje nuk u realizua dot në asnjë strukturë jo-publike në vend dhe nuk u mor përsipër edhe nga disa klinika jashtë vendit për shkak të rrezikshmërisë së lartë, por është arritur të kryhet me sukses në qendrën e ekselencës siç e konsideron ministrja në QSUT. Ndërhyrja delikate për heqjen e një tumori masiv në veshka tek një 61 vjeçar zgjati rreth 5orë.

“Një ndërhyrje e rrallë në veshka, e cila nuk u realizua dot në asnjë strukturë jo-publike në vend dhe nuk u mor përsipër edhe në disa klinika jashtë vendit për shkak të rrezikshmërisë së lartë, është arritur të kryhet me sukses në qendrën tonë të ekselencës për operacione të vështira, në QSUT.

Kjo falë meritës së mjekëve tanë të talentuar në shërbimin e #urologjisë dhe kushteve që janë krijuar në spitalin modern të kirurgjisë Ekipi i drejtuar nga dr. Aurel Janko, dr. Petrika Gjergo, dr. Amarilda Arapi, dr. Gjergj Karamitri dhe infermiere instrumentare Marsilda Allbani kanë realizuar ndërhyrjen delikate për heqjen e një tumori masiv në veshka (nefrektomi radikale dexter plus cavotomy me trombektomi) tek një 61-vjeçar dhe ndërhyrja që zgjati rreth 5 orë, ka përfunduar me sukses
Çdo ditë një hap përpara drejt #shëndetësisëqëduam, #bashkë ”, shkruan Manastirliu.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/posts/1090299831426066