Pas 26 ditëve, gratë naftëtare kanë vendosur që ditën e sotme të ndërpresin grevën. Kjo ishte njoftuar që ditën e djeshme ku kreu i sindikatës së naftëtarëve tha se shpreson se takimi me kryeministrin do te jetë edhe fundi i të gjitha problemeve ekonomike që kanë rreth 900 punonjësit e rafinerisë së naftës në Ballsh.
“Vendimi është marrë pak më parë nga naftëtarët dhe gratë pjesëmarrëse në grevën e urisë. Nesër ato do të ndërpresin grevën, me shpresën se do të gjendet një zgjidhje për pagat e prapambetura. Në të kundërt do të rikthehen në grevë dhe protestat do të vazhdojnë’, tha dje, Sokol Dautaj kreu i Sindikatës së naftëtarëve.
Pasditen e sotme kryeministri ka konfirmuar se do të zhvillojë një takim me një përfaqësi të naftëtarëve protestues dhe pjesëtarë të grevës së urisë.