Vijojnë replikat mes Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së Lulzim Basha. Pas replikës së fundit, Rama nuk ia ka vonuar përgjigjen Bashës duke i theksuar se COVID 19 është e vështirë për çdo shtet, s’ka si të jetë e lehtë për Shqipërinë, por situata nuk është në kolaps siç pretendon kryedemokrati.

Reagimi i plotë:

Lulëzim është jo vetëm e kotë po edhe e ulët rrekja jote për ta bërë Covidin pjesë të frontit qesharak opozitar! Kjo l uftë është e vështirë për çdo shtet, s’ka si të jetë e lehtë për Shqipërinë,por spitalet Covid nuk janë aspak në kolaps siç predikon ti dhe lu fta vazhdon papushim!

Ti synon panikun dhe çoroditjen me dizinformimet e përditshme, por kjo sjellje mizerabël prej kalamai të llastuar që do me çdo kusht lodrën e vet, do të të kthehet mbrapsht si një shuplakë më shumë nga ky popull që nuk e bën dot për budalla, as ti,as Mona,as Likja e as Saliu!