Një tërmet i frikshëm ka goditur Turqinë para disa ditësh duke lënë deri më tani 107 të v d  e k ur dhe mijëra të plagosur. Tërmeti e kishte epiqendrën në det dhe ishte i shkallës 6.6 rihter. Në mesin e personave që po ndihmojnë për të kërkuara për trupat që kanë mbetur nën gërmadha është edhe një shqiptar, Andi Mimini. Ai shprehet se tashmë është radha jonë për ti rikthyer “borxhin” Turqisë për ndihmën që ata na dhanë ne.

“Kemi ardhur për të shprehur mirënjohjen tonë” Shtetasi shqiptar, Andi Mimini me detyrë në ekip, në një deklaratë për AA tha se me IHH është njohur në Turqi ku ai ndodhet për arsimim dhe se prej 4 vitesh kryen detyrën e koordinatorit të menaxhimit të fatkeqësive. Duke shpjeguar se tërmetin e ndodhur në Izmir e kanë ndjerë edhe në qytetin Bursa, Mimini tha se menjëherë pas tërmetit kanë mbërritur në Izmir.

Mimini tha se po vazhdojnë punimet pa ndërprerë. “Pak kohë më parë në Shqipëri ndodhi një tërmet. Turqia si shtet dhe si popull na u gjend pranë atje. Edhe ne mbetëm shumë të kënaqur nga kjo. Tashmë është radha jonë që të ndihmojmë. Si shqiptar, bashkë me shokët tanë vullnetarë të tjerë vrapuam, erdhëm këtu duke marrë pjesë në punime për të shprehur mirënjohjen tonë”.

Poashtu edhe siriani, Alaa Eddin Darëish i cili është student në degën e Inspektimit të Strukturave në Universitetin “A?r? ?brahim Çeçen” shpjegoi se kanë ardhur në Izmir për të shpëtuar njerëzit dhe se dje nxorën trupat e pajetë të dy personave. “Po bëjmë të pamundurën për të shpëtuar personat nën rrënoja. Këtu ndodhemi në rrugën e Allahut. Ndodhem këtu për të shprehur falënderimet e mia për popullin turk”, tha Darëish.