Kryeministri Edi Rama ka publikuar për herë të parë pamjet brenda spitalit Covid-4. Rama shkruan se sistemi shëndetësor është në gatishmëri në çdo moment.

Spitali, i cili ka në dispozicion 110 shtretër, ende nuk është hapur dhe pritet që të marrin mjekim, grupi i pacientëve që janë në gjendje më të mirë shëndetësore. Krahas videos, numri një i qeverisë nuk ka harruar që të shtojë edhe një mesazh lidhur me kritikët e tij.

“MIRËMËNGJES dhe me Pjesën e katërt të EKSKLUZIVES nga vija e zjarrit, brenda spitalit Covid4, ku mund të shihni gatishmërinë e sistemit tonë të mbrojtjes shëndetësore, që është krejt po krejt ndryshe nga çfarë ju thonë ata që ëndërrojnë katastrofën e nxisin ankth, pasiguri, frikë, duke ju siguruar se nuk do të jeni kurrë vetëm në këtë luftë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama”, shkruan Rama.

https://www.facebook.com/watch/?v=1015534355591513