Mëngjesin e sotëm ndërroi jeta një nga legjendat e humorit shqiptar, Koco Devole. Aktori ndërroi jetë pas një betëje me Covid-19. Lajmi i trishtë ka prekur zemrat e të gjithë shqiptarve, si ata që e kanë njohur nga afër ashtu edhe ata që njohin përmes humorit të tij të papërsëritshëm. Edhe këngëtarja shqipatare Elvana Gjata ka reaguar për vdekjen e Koço Devoles. Ajo ka publikuar një foto të shkëputur nga filmi Dy gisht mjalt ku ka luajtur përkrah aktorit të humorit, me një zemër të thyer. Më pas ka shkruar dhe një mesazh ngushëllimi me fjalët më prekëse.

Hidhërimi është kaq madh…Ikonë e artit shqiptar. Vepra e tij tashmë është një testament arti. E lumtur që të kam njohur dhe krenare që kam punuar krah teje. U prehsh në paqe mjeshtër– shkruan Elvana.