Afërdita Dreshaj është në muajin e pestë të pritjes së ëmbël dhe sa më shumë kalon koha aq më shumë shtohet nepsi i shtatzënisë për të. Së fundmi bukuroshja shqiptare ka treguar se nuk merr më dhurata të zakonshme si më parë, por pako me ushqime. Afërdita ka publikuar në Instagram një video, në të cilën shihet se një mikeshë e saj i ka lënë si dhuratë tek dera e shtëpisë një pako të mbushur plot me shegë.

“Për zonjën time shtatzënë të preferuar. Të bëfshin mirë”, i ka shkruar mikesha e saj në një pusullë. Sigurisht që Afërdita nuk mundet t’ju rezistojë dhuratave të tilla, ndaj nuk është menduar ta ndajë apo jo me ndjekësit. Këngëtarja zbuloi në fillim të muajit tetor përmes një videoje shumë të ëmbël se është shtatzënë me fëmijën e saj të parë dhe se do të bëhet nënë e një djali. Pavarësisht se ëshë në mesin e shtatzënisë, trupi i Afërditës nuk ka ndryshuar shumë dhe kjo gjë i ka habitur jo pak fansat e saj, të cilët e kanë vënë edhe në dyshim nëse ajo është në të vërtetë në pritje të një fëmije.