Publikimi i disa fotove në portale të kufomave në morgun e Tiranës ngjalli regime të ndryshme, por që më shumë ajo u përdor politikisht.

Për këtë reagoi edhe vetë drejtori i Insitutit të Mjeksisë Ligjore, Bledar Xhemali i cili deklaroi se ky veprim i shpërndarë në media ka si synim përhapjen e panikut dhe për të nxirë bluzat e bardhë në këtë luftë ndaj koronavirusit.

Por kjo nuk është një ngjarje që duhet të diskutohet në këtë kohë pasi përhapet panik duke pasur parasysh edhe situatën në të cilën ndodhet vendi për shkak të një vale të dytë të COVID.

Por nuk mos u marr me rastin tonë le ti hedhim një sy asaj se çfarë ka ndodhur në Nju-Jork ku situata ishte akoma më e frikshme kur ky shtet ishte epiqendra e virusit në SHBA.

Si pasojë e rritjes së numrit të viktimave, disa spitale morrën masa dëshpëruese, për të përballuar këtë dallgë të egër në të cilën u gjenden. Trupat e viktimave të Covid-19 u ngarkuar në kamionë frigoriferë duke përdorur një vinç, jashtë qendrës Spitalore të Bruklonit. Sipas mediave, arsyeja e përdorimit të këtyre kamionëve ishte nga pamundësia e spitaleve për të mbajtur numrin e shtruar të kufomave në morgun e tyre.