Shkolla e mesme e bashkuar “Llesh Nik Daka” në Lezhë, nga 3D është kthyer tashmë në realitet, duke hapur dyert për 535 nxënësit e saj. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga kjo shkollë e cila në 26 nëntor 2019 u dëmtua rëndë nga tërmeti, ndërkohë që tani ka rilindur më e bukur, më e fortë e me kushte optimale sipas standardeve europiane për nxënësit dhe mësuesit.
“Shkolla “Llesh Nik Daka” në Lezhë, nga 3D në realitet, gati për 535 nxënës, më e bukur, më e fortë e me kushte optimale sipas standardeve europiane, njësoj si në shkollat e Bashkimit Europian. Marshallah”, tha Rama. Shkolla e mesme e bashkuar “Llesh Nik Daka” ka ambiente për të gjitha funksionet e një shkolle dhe qendre komunitare, laboratorë, kënde sportive, mjedise shërbimesh, infrastrukturë moderne me e sigurt dhe me kushte optimal. Ajo ka 28 klasa dhe 4 laboratorë. Në zonat e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 janë 143 shkolla që po rindërtohen sipas standardeve europiane.